Në Bruksel prezantohet sistemi zbulues për siguri në Maqedoni

04.10.2016 20:12:23

Në Bruksel sot në mbledhje të përbashkëta të grupeve punues TWR dhe COTER në kuadër të Këshillit Evropian të BE-së, Agjencia për Zbulim e ka prezantuar sistemin zbulues të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe aktivitetet që ndërmerren për përballjen me kërcënimet e sigurisë rreth interesave të vendit dhe rajonit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Si kërcënime kryesore rreth interesit të sigurisë janë prezantuar migracioni ilegal dhe terrorizmi dhe aktivitetet e AZ-së dhe institucionet e tjera në përballjen dhe parandalimin e këtyre kërcënimeve. Gjithashtu, është potencuar bashkëpunimi i planit bilateral me një pjesë të vendeve anëtare të BE-së me fqinjët. Në fund të prezantimit është kërkuar mbështetje për integrimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë në BE si dhe ndihmesa në përforcimin e kapaciteteve të sigurisë’, qëndron në kumtesën e AZ-së.