Në dalje të fshatit Koshare, në orët e para të mëngjësit, humben jetën dy persona.

05.05.2018 10:25:33

Në rrugën Ferizaj-Shtime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 05:35 minuta, saktësisht në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas komunikatës të PK-së, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B. m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës , humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndërruar jetë.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Po ashtu me këtë rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

foto: arkivi