Në darkën e kabinetit qeveritar janë edhe Thaçi e Veseli

04.02.2018 22:06:22

Në takimin i cili po mbahen në rezidencën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, bashkë me kabinetin qeveritarë, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Ky takim nga qeveria është thënë se është krejt formal, megjithatë është raportuar se aty do të diskutohet edhe për demarkacionin.

Por, në këtë takim siç ka raportuar lajmi.net dhe mund të shihet edhe në fotografin te cilën e ka publikuar gazetari Berat Buzhala, nuk janë ministrat e Nismës për Kosovën e as zëvendëskryeministri nga kjo parti.