Në dasmën mbretërore,1200 të ftuar por bukën me vete

04.05.2018 13:03:21

Dasma e Harry dhe Meghan do të ketë 1200 të ftuar. Personat pjesëmarrës në Kështjellën Windsor më 19 maj do të përzgjidhen nga polici i zonës dhe duhet të jenë punonjës të organizatave humanitare ose punonjës të familjes mbretërore.

Të ftuarit duhet të marrin edhe ushqim me vete, pasi ceremonia do të jetë e gjatë. Meghan dhe Harry, ndryshe nga Kate dhe William kanë vendosur që ta ndajnë dasmën e tyre dhe me njerëz të thjeshtë, të cilët do të kenë mundësinë që t’i shohin në karrocën mbretërore.

Pallati Kensington ka konfirmuar se ishte vendim i çiftit për të ndarë me publikun disa momente argëtuese dhe gazmore.

Mirëpo, jo të gjithë të ftuarit do të jenë pjesëmarrës në banketin që do organizohet, ndaj ata janë këshilluar që të marrin ushqim me vete.