Në Durrës, sekuestrohen 500 kg kanabis, arrestohen 5 persona, 1 në kërkim

07.02.2017 12:22:42

Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Shijakut ka sekuestruar një sasi prej 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 5 persona në tre operacione antidrogë të ndërmarra ditën e djeshme.

Operacionet janë zhvilluar në vendin e quajtur “Kthesa e  Ariut” në Kullë, në fshatin Hasan Fushë- Krujë dhe “4 Rrugët Shijak”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet tip Fiat AA 473 GA me drejtues shtetasin T.D,  mjetin tip Audi me targa AA 682 ES me drejtues shtetasin Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA me drejtues shtetasin Elisar Barashima dhe pasagjer shtetasin  Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues shtetasin Gjon Syziu dhe pasagjer shtetasin Tanush Rica,  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; mjeti furgon tip Fiat; automjeti tip Audi; 2 automjete tip Benz dhe 12 telefona celularë.

Të arrestuarit janë: Adem Laze 47 vjeç , banues në Xhafzotaj, Durrës; Elisar Barashima 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë; Mustafa Sala 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë; Gjon Syziu 23 vjeç, banues në Mirditë; Tanush Rica 23 vjeç, banues në Rrëshen. Është shpallur në kërkim T.D. 29  vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Nga ana e policisë po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.