Në Ferizaj, Java e Femrës së Guximshme

11.03.2017 13:03:54

Në Ferizaj javën e ardhshme mbahet Java e Femrës Guximshme.

Janë nëntë vajza vullnetare në kuadër të Sektorit të Rinisë në Ferizaj të cilat bashkëpunojnë me shefen e sektorit, Dashurie Ahmeti dhe vullnetaren nga Korpusi Paqes znj.Jessica Herzfeld, për realizimin e Javës së Guximshme në Ferizaj.

Për realizimin e kësaj jave janë mbajtur takime konsultative ku është biseduar rreth aktiviteteve që do të mbahen për pesë dite rresht.

Synimi i Korpusit të Paqes është që këto aktivitete të përçojnë një mesazh tek te rejat ferizajase.
Gjithsej do të mbahen 10 aktivitete, pesë prej tyre do të jenë ligjërata në shkollat e mesme të larta, ku do të ligjërojnë psikologe dhe sociologe të ndryshme, të cilat jo vetëm kanë mbaruar shkollime të larta, por edhe kanë arritur suksese në karrierën e tyre.

Temat e përzgjedhura për debate janë: Çka është feminizmi?; Rregullat gjinore dhe Trashëgimia në familje.
Të gjitha këto janë tema aktuale në vendin tonë dhe është menduar se një pjesë e vajzave të jenë të informuara rreth këtyre temave.

Ndërsa aktivitet e tjera do të jena kulturo-artistike, ligjërate me nënat e vullnetareve, dokumentar, debat etj.
Të gjitha këto aktivitete pritet të përçojnë një mesazh të fuqishëm dhe të qaertë tek vajzat e Ferizajt.

Orari i aktiviteteve: