Në Gjilan arrestohen dy të mitur për vjedhje të paisjeve muzikore

13.05.2018 13:50:35

Në lagjen “Dardania” në Gjilan, dje policia ka arrestuar dy të mitur për vjedhje.

Siç thuhet në raportin policor, ata kishin vjedhur pajisje muzikore nga një person, për çka më pas u identifikuan dhe u arrestuan.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit pasi janë intervistuar ata janë dërguar në mbajtje ndërsa pajisjet muzikore i janë kthyet pronarit.