Në Gjilan gjenden mbi 30 paketime me marihuanë

19.11.2016 12:38:34

Në Gjilan dje janë konfiskuar në tre vende të ndryshme, paketime me substance të konsiderueshme narkotike të llojit marihuanë.

Polica e Kosovës raporton se dje në rajonin e Gjilanit, është arrestuar i dyshuari mashkull në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime me substancë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

“Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se në një shtëpi të pabanuar në Novo Berd ka fshehur edhe 14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë të cilat po ashtu jenë konfiskuar me ç ‘rast sasi e përgjithshme e narkotikëve është rreth 316.1 gram”, thuhet në raportin e Policisë.

PK po ashtu njofton se dje gjatë ditës, në fshatin Velekincë në Gjilan, është arrestuar një tjetër i dyshuar mashkull të cilit pas kontrollit në shtëpi i janë gjetur dhe konfiskuar 553.2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Në të dy rastet të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.