Në Han të Elezit, Policia i konfiskon 400 kilogramë mollë

14.02.2019 11:58:52

Në Han të Elezit, Policia ka ndaluar një person të dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij.

Gjatë kontrollit të makinës i janë gjetur dhe i janë konfiskuar 400 kg mollë pa dokumente përcjellëse.

“Me vendim të prokurorit malli i dorëzohet Doganës ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruan Policia e Kosovës.