Në Haraçinë protestohet kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike (Foto)

Në Haraçinë protestohet kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike (Foto)

24.03.2017 16:28:38

Banorët e Haraçinës kanë protestuar sot kundër çmimit të lartë të energjisë elektrike. Ata kanë drejtuar akuza kundër EVN-së dhe thanë se ajo paushall po ja u dërgon faturat.

Sipas TV21, banoret e Haraçinës të mllefosur kanë deklaruar se njëherë e përgjithmonë ky problem duhet të zgjidhet dhe se nuk do të ndalen me protestat. Ata bllokuan rrugën në fillim të fshatit, në urrën që lidhet me autostradën.

Ditëve në vijim në qoftë se EVN-ja nuk tregon interes për kërkesën e tyre, atëherë banorët nuk përjashtojnë mundësinë që ta bllokojnë edhe autostradën.