Në internet nis një peticion kundër xhamisë në Prishtinë

13.08.2016 16:47:22

Një peticion ka nisur në internet kundër ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë.

Deri tash këtë peticion është nënshkruar vetëm nga 85 persona.

“Qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë për xhami të reja as për kisha të reja. Xhamitë dhe kishat nuk sjellin përparim të shoqërisë. Ato sjellin prapambetje dhe kthim në ideologji dhe praktika të territ të mesjetës”, thuhet ndër të tjera në këtë peticion të nisur nga Ragip Rugova e që i është dërguar Kuvendit, Qeverisë e Komunës së Prishtinës, transmeton Express.