Në Itali/ Makina doli nga rruga dhe u përplas me pemën/Humb jetën tragjikisht 32-vjeçari shqiptar

23.10.2019 12:54:38

Një aksident fatal i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali ndërkohë që një tjetër shqiptar që udhëtonte me të ka mbetur i plagosur rëndë.

Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Shendri Caushi, 32 vjeç, ndërsa shqiptari tjetër V.A, 34 vjeç, u dërgua me urgjencë në gjendje shoku në spital.

Mësohet se makina me të cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një pemë ulliri, goditje e cila rezultoi fatale për të riun 32-vjecar.

Aksidenti ka ndodhur në provincën e Teramos, në Itali. Nuk ka ende detaje për shkakun e aksidentit, por dyshimet e para janë ose për shkak të mjegullës së dendur që i ka vështirësuar pamjen, ose për ndonjë arsye të paspecifikuar, përfshirë edhe humbjen e kontrollit, i riu u përfshi në këtë aksident tragjik. Ja pamjet nga vendi i ngjarjes