Në Junik sulomhen zyrtarët policor, arrestohen dy përsona

Në Junik sulomhen zyrtarët policor, arrestohen dy përsona

11.10.2019 10:36:49

Policia e Kosovës njofton se në Junik më datë 10.10.2019, në orën 18:00, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Sipas raportit policor të njëjtit kanë penguar dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, rasti ka ndodhur për shkak të një aksidenti në trafik.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.