Në Kavdar vendoset sistem zërimi në semafora për të ndihmuar personat me pengesa në shiqim

30.10.2016 14:19:04

Në qytetin e Kavadarit kanë filluar të instalohen sistemet zanore në semaforë, që u ndihmon atyre që kanë pengesa në shikim, të lëvizin më lehtë nëpër rrugë.

Zbatimin e projektit e bën të ditur kryetari i këtij qyteti, Aleksandar Panov, i cili thotë se kjo ishte kërkesë e Shoqatës së personave me pengesa në shikim e qytetit të Kavadarit.

Kryetarja e kësaj shoqate, Sultana Josheva tha se ky sistem është mjaft i rëndësishëm për personat me pengesa në shikim, pasi që lehtëson jetën e përditshme të tyredhe kryerjen e nevojave të tyre të përditshme.