Ne kemi veç një nënë që na frymëzon

23.10.2016 12:36:03

Nga Mikel Gojani

Koheve te fundit na jane paraqitur deklaratat te ndryshme te njerezve te politike, por edhe te kategorive tjera dhe nuk jane keto te vetmet, rreth taktit te sjelljes se politikes Shqiptare ndaj Kosoves, posacerisht qe kane te bejme gjate bisedave te ketyre te fundit, me perfaqesues te larte te Serbise. Dhe, me kuptimin e plote te fjales mund te konstatojme se perfaqesuesit e larte te Shtetit Ame, ne te gjitha takime me delegacionet te politikes serbe ne menyren me dinjitoze, jo vetem qe kane perfaqesuar Shtetin e tyre, Shqiperine, mirepo ata mjaft denjesisht kane prezantuar dhe perfaqesuar edhe Republiken e Kosoves. Deri dje, kur ne me ngulm kemi kerkuar qe Shteti AME te na ndihmoje dhe ta shtrije ndikimin e saj NE politike nderkimbetare, tash degjohen zera qe politike e Shtetit Ame nuk ka legjitimitetin te na pefaqesoje!!! Keto shprehje jane degjuar shume madhe koheve te fundit pas deklaratave te Edi Rames ne Beograd, I cili troc ne goje ju tha cetnikeve serb qe Kosova eshte shtet I pavarur dhe kerkoi nga ta qe ta njohim Republiken e Kosoves. Keto akuza qe u bene ne drejtim te politikes shqiptare ndikuan ne frustrimin e polikave ndershteterore, cfare edhe nuk e kane racionalitetin dhe se jane anakronike dhe teper te demshme. Kjo gjendje e krijuar me ato akuzat, denoncimet e denigrimet deri ne ekstrem e ngerthejne edhe absurditetin e vet. Ndersa, Serbia Ben perpjekje ti riparoje, ti kultivoje dhe forcojne raporteve me Shqiperise, ne shikojme qysh ti minojme ato raporteve me Shtetin Ame. Shqiperia perhershem gjate gjithe histories ka pasur legjitimitetin, e ka dhe gjithhere do ta kete te flas kudo dhe kurdo NE emer te Kosoves dhe populli Shqiptar te Kosoves. Se ne kemi vetem nje NANE, NANEN SHQIPNI, qe na ka frymezuar dhe na frymezon si ta duam Atdheun dhe Kombi tone. NE shqiptaret, NE te dy anet e kufirit nuk kemi kohe per te humbur, por besojne fort ne percaktimin e shkrimtarit Ismail Kadare, I cili shprehet: “Dy shtete shqiptare ne Bashkimin Europian do ta perfaqesojme me bukur kombin Shqiptar; do te jemi shume te fuqishem dhe do ti japim bashke me kete shtat te vertete do te japim filozofi ishume te shendet shume, sepse, kur nje trup plotesohet, gjithashtu edhe mendja plotesohet…”.