Në kërkim të frymës njerëzore

04.09.2019 09:28:54

Nga Ahmet Asani

Njeriu është e vetmja krijesë të cilës Krijuesi – Universi, përpos TRUPIT dhe SHPIRTIT, i ka dhënë edhe një aftësi e cila e bënë ate të dallohet nga gjallesat tjera! Këtë pjesë te tretë të cilën e ka vetem njeriu gjermanët e quajnë GEIST, anglezët GHOST, hebrejët RÛAH, arabët e turqit RUH, sllavët DUH, kurse ne shqiptaret e quajmë Mendje!?

Mendoj se fjala mendje nuk i pergjigjet kesaj dhuntie e cila perpos mendjes ngerthen në vete intelektin, inteligjencën, vetëdijen, ndërdijen, ndjenjat, psiken, përvojat, pra të gjitha që mendjen empirike te njeriut respektivisht vet njeriun e bëjnë më shpirtror e më të afërt me Universin – Krijuesin! Fjala MENDJE jo vetëm që nuk i përgjigjet ne perkthim fjalëve të lartshënuara, (Geist, Ghost, Ruh, Ruah, Duh etj.) por kjo fjalë nuk i përgjigjet as asaj në kerkim të së ciles jemi! Në gjermanisht shembull, për fjalën mendje, është fjala “Verstand”, kurse në kroatisht është fjala “Um”! Prandaj fjala MENDJE ne letrat dhe t’folmen shqipe përdoret gabimisht dhe pa vend!

Në shqip fjalë dhe shprehje e cila deri diku përshkruan aftesinë e njeriut që ta beje veten mê shpirtror dhe të dallueshëm nga bota shtazore, është fjala “Frymë”! Shembull nëse gjermanisht thuhet “NATIONAL GEIST”, ose kroatisht “NACIONALNI DUH”, në shqip mund të thuhet “FRYMA KOMBËTARE” por kurrësesi nuk mund të thuhet “MENDJA KOMBËTARE”! Në gjuhen shqipe nuk ka fjalë mê te përshtashme, se sa fjala FRYMÊ per te pershkruar anen shpitrore te mendjes se njeriut! Por, ne anen tjeter fjala FRYMË ne gjuhën shqipe ka disa misione tjera dhe nuk eshte fjale e vetme sikur ne gjuhet tjera (Geist, Ghost, Ruh, Ruah, Duh etj.) që t’mund ta plotësonte në tërësi ate që po kërkojmē. Fjala FRYMË në gjuhën shqipe përdoret edhe për ta përshkruar procesin e rrymimit të ajërit, shembull “frymë e lehtë freskuese…”, “frymë e fortë që shkul drunjët…” etj.etj. fjalë për të cilat në gjuhet tjera egzistojnë fjalë përkatëse si gjerm. Wind dhe kroat. Vetar. Ose për frymë-marrje “dah” ( zadnji dah – fryma e fundit…).

U morr vesh se fjala të cilën po e kërkojmë nuk është çfarëdo fjale, por është një shprehje që ngërthen në vete MENDJEN, VETEDIJEN, NDERDIJEN, PSIKËN, INTELEKTIN, DITURINÊ, PERVOJEN – vet kuptimin e JETËS NJERZORE! Në këtë kontekst me të drejtë mund të shtrohet pyetja, si është e mundur që si popull me kulturë të lashtë, te perdorim fjalë pa vend e mos ta kemi një fjalë þë vetme e cila përshkruan këtë veçori njerëzore!? Pse ta kenë të tjerët e ne mos ta kemi?! Jam i bindur se paraardhësit tanë, pellazgo-iliro-arbëroret ta kenë patur këtë fjalë, dhe ta kemi edhe ne ende, por që gjatë robërisë shekullore ose t’na është vjedhur ose t’na është manipuluar dhe shndërruar në fjalë e cila sot në gjuhën shqipe mund të ketë kuptim krejt tjetër, ndoshta edhe negativ!

Mendoj se përdorimi i pavend i fjalës Mendje ka bere vend ne kohen e komunizmit materialist, kur cdo gje eshte shikuar si e pashpirt dhe materje! Por fakti qe me kete çështje nuk janë marr e nuk merren as njerëzit të cilët merren me anën shpirtrore të qenies njerzore, respektivisht me frymën shpirtrore të njeriut, njerëzot që paguhen për këtë punë, si klerilet e filozofet tanë, flet për një gjendje manipuluese qe ka per qëllim orientimin e popullit shqiptar me shumë kah materialja e materialistja dhe fare pakë ose fare hiç kah shpirtrorja – njerzorja!

Uroj që ndër ne shqiptarët s’pari të këthehet Fryma e humbur Njerëzore, pastaj ajo intelektuale e kombëtare, në menyrë që të rreshtohemi natyrshëm, të punojmë dhe ushtrojmë profesionet qe i dimë më së miri, që me punën tonë ta ngrisim të mirën e përgjithshme dhe te marrim vetëm ate që na takon! Ti tregojmë manipulatorëve të huaj të ndërdijes tonë, se jemi vetëdijësuar dhe se nuk ka më as fe, ideologji e as parti që mund t’na përçajë! Ti tregojmë njëherë vetvetes dhe botës, se edhe ne shqiptarët dimë të bëjmë e menaxhojmë shtete, si zvicranet gjermanët e austriaket! Vetëm popujt që duan e punojnë të bëjnë shtete ku shkelqen shkenca e dituria, kanê frymë njerëzore e kombëtare!