“Në kërkim të rendit të ri”, ekspozitë nga Zenun Sherifi

15.09.2016 21:00:32

“Në kërkim të rendit të ri”, është ekspozita personale e Zenun Sherifit. Veprat e tij janë parë si të ngjashme me ato të Pikasos, Brakut e Huan Grisin, të cilët veprat e tyre i kishin thjeshtësuar, duke mos e humbur objektin në natyrë. Kështu është shprehur artisti Jëlldëz Asani për veprat e Sherifit.

Kjo ekspozitë personale përmban ngjyra e konstruksione koloristike, të cilat shihen si prirje të modernizmit. Deri sa, Sherifi ka përdorur forma të theksuara gjeometrike, si këndore a rrethore.

Artisti është lindur në vitin 1969 në Tetovë. Ai ka përfunduar Fakultetin e Arteve Figurative pranë Universitetit të Tetovës, në drejtimin e pikturës. Po ashtu, në vitin 2002 ka kryer studimet pas diplomimit në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e pikturës.

Aktualisht, Sherifi punon si mësimdhënës në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Arteve Figurative.