Në Komoran garë e ashpër mes PDK’së dhe Nismës

04.12.2016 20:54:44
Rezultatet edhe nga një klasë në fshatin Komoran të Drenasit, ku sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për krytar të komunës.

Sipas rezultateve nga kjo klasë, kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, është duke prirë me 108 vota, shkruan Express.

Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci ka siguruar 92 vota.

Ai i AKR’së, Elmi Thaçi ka marrë 34 vota.

Ndërkaq, kandidati i pavarur, Xhavit Drenori ka marrë 23 vota.