Në Koshare nuk ishte vetëm Agimi – luftëtari i lirisë, por edhe artisti, poeti dhe këngëtari i lirisë

09.04.2019 21:46:49

Nga Rexhep Kastrati

Këto janë vargje të fuqishme, të cilat do t’i nënshkruante secili shkrimtar atdhetar, secili qytetar që vlerëson se sakrifica më e lartë është sakrifica për lirinë personale dhe të popullit që i takon!
Agim Ramadani mund t’i ketë pasur vargje – burim frymëzimi, motivimi për sakrificën më të lartë, të cilën edhe e realizoi në Betejën e Koshares, prandaj mund t’i ketë ndjerë dhe përjetuar si të tijat.
Libri i tij me poezi nuk do të pësonte gjë fizikisht dhe si vëllim, por do të humbiste shumë si strukturim idesh, emocionesh dhe si sistem tërësor i personalitetit të tij njerëzor, personalitetit artistik dhe personalitetit shoqëror.
Agimi lirinë e kishte qëllim dhe frymëzim artistik dhe në Koshare nuk ishte vetëm luftëtari i lirisë, por edhe artisti, poeti dhe këngëtari i lirisë.
Prandaj, nuk e quaj të drejtë stigmatizimin e çështjes së autorësisë nominale të këtyre vargjeve, edhe pse Agimi nuk ka pretenduar autorësinë, ndërkohë që të tjerë, shumë të tjerë kanë marr grada shkencore, kanë fituar vende të rëndësishme pune, janë bërë anëtarë institucionesh të rëndësishme shkencore, dhe na i vërtitin vazhdimisht edhe për ambiciet politike.
Ndërkohë bëhet fjalë për grabitje, vjedhje dhe përvetësim të lavdisë së Agimit për qëllime politike, për karrierë personale, por edhe për komplote të ndryshme.
Dhe ajo që është e Agimit duhet t’i kthehet Agimit, e jo të shpërdorohet në mënyrë perfide, siç është shpërdoruar gjatë këtyre viteve.