Në Kosovë 65 aksidente të gjatë ditës së mërkurë

Në Kosovë 65 aksidente të gjatë ditës së mërkurë

25.07.2019 09:38:52

Një numër i madh i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme (e mërkurë) në Kosovë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se numri i aksidenteve në komunikacion gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 65.

Siç bëhet e ditur, 31 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar ndërsa në 34 aksidentet tjera raportohet të ketë pasur vetëm dëme materiale

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 453 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, polica bën të ditur se në ditën e djeshme janë arrestuar 41 persona, 31 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.