Në Kosovë kanë ndodhur 20 aksidente në 24 orë

15.04.2019 09:34:12

20 aksidente janë shkaktuar përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

Për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ishte me fatalitet.

12 prej aksidenteve ishin pa të lënduar, tetë të tjerë me të lënduar.

Përgjatë 24-orëshit të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e nëntë tiketa trafiku.

foto arkivi