Ne kujtim të mësueseve të mijë të parë: : Lidhja virtuale me Radio-Tiranën

07.03.2019 18:28:21

( Fragment nga “Kapercimi i Vetmise” , UET Press 2016, Tirane_)

Duhet të ketë qenë shtator i hershem i vitit 1957 kure unë isha në kopshtin afër shtëpisë me babain aty diku afer. Erdhi mësuesi Miftar Beqiri dhe kërkoi të regjistrohesha në klasën e parë. Ndonëse e kishte menduar që përshkak të këmbës së sëmurë ta nisja shkollen vitin tjeter, babai u pajtua. I fillova mesimet në shtëpinë e re që e kishin ndërtuar djemët e Babës Litë, nja 200 metra largshtëpisë sime. Shkolla i kishte tri dhoma: dy klasë dhe dhomën ku rrinte mesuesi Miftar; para dite punonte me klasët I dhe III dhe pas dite me II dhe IV. Mësimi zhvillohej njëkohësisht, derisa me njerën klasë, për shembull, bëhej gjuhë shqipe, me tjetrën matematikë. Njëri grup i bënte detyrat e klasës, tjetri e lexonte mësimin nga gjuha dhe kjo funksiononte. Ishim ndoshta 15 në klasën e parë dhe po aq në klasen III. Mësuesi Miftar ka qenë i dashur dhe njeri i mirë.Me është ngulitur në kujtesë edhe dita e 20 qershorit 1958, dite e kthjelltë dhe nxehte. Na ishte kumtuar suksesi në praninë e prindërve dhe kah mesdita po zbritësha nga një rrafshëlartë e vogël , ku ishte shkolla , duke kaluar afrer qershive tanimë të pjekura , me dhuratën time të parënë dorë. „Posta e Porositun“ e Mark Krasniqit. Ndër librat më të bukur për fëmij që kam lexuar. Kisha përfunduar klasën e parë. Nga klasa II e deri te klasa IV erdhi mësuesi tjetër Jusuf Reçica,edhe ai vinte nga fshati Vranidoll, nja 14 kilometra nga Prishtina,buzë rrugës për Podujevë dhe lumit Llap. Njëherë na bëri një eskurzion deri te fshati i tij që të benim plazh dhe për një lojë futbolli me djemët e Vranidollit. Na mori edhe te shtëpia e tij. Duhet të ketë qenë viti 1959 ose 1960, një maj i vonë ose fillimi qershorit. Vranidolli ishte i elektrifikuar, ndryshe nga Rimanishta. Aty ai ndezi një radio me korrent.,Po degjonim një këngë të bukur shqipe.
– Dëgjoje -i tha njerës nga shoqet – sa bukur këndon kjo vajze që është ja kështu si ti, motër e jotja në Shqipëri, në Tiranë.
Për herë të parë po bënim një lidhje me Shqipërinë. Kontakti im i parë me Shqipërinë, po dëgjoja zërin e dikujt nga Shqipëria. Ende kam me vete jehun e asaj kënge, te një zëri të kthjelltë. Mund të ketë qenë Lucije Miloti, mund të ketë qenë edhe Fitnete Rexha, ose dikush tjeter, nuk di ta them. Ka mbetur një përjetim fëmijëror, megjithatë i fuqishëm.