Në Maqedoni: Gjykata vendosi rreth 900 mijë euro garancë dhe masa kujdesi për afaristin Sead Koçan

18.05.2017 14:55:45

Afaristi Sead Koçan, i dyshuari i parë në lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) nuk do të paraburgoset dhe do të mbrohet në liri.

 

Gjykata Themelore Shkupi 1 pranoi propozimin e palës mbrojtëse dhe caktoi garanci prej rreth 900 mijë euro, t’i merret pasaporta, si edhe të paraqitet në gjykatë, një herë në javë.

Vendimi i këtillë u mor për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore të Sead Koçanit dhe hodhi poshtë propozimin e PSP-së. Gjykata vendosi se ekziston dyshimi që Koçan ka kryer vepër penale dhe këtë e bazoi në faktin që Koçan ishte në arrati dy muaj.