Në Malishevë më i votuar Haxhi Shala se Kadri Veseli

14.06.2017 15:37:19

Zgjedhjet e 11 qershorit sollën befasi në skenën politike. Koalicioni PAN doli i pari në këto zgjedhje, ndërkaq befasi ishte ngritja e Vetëvendosjes e cila doli e dyta.

 

Tashmë në media janë publikuar listat nga shumë qytete të kandidatëve të partive politike për deputet.

Më poshtë keni listën e kandidatëve të PAN-it në komunën e Malishevës.
Kësaj liste me numrin më të madh të votave i prin Haxhi Shala me 5786 vota, duke lënë pas vetes kryetarin Kadri Veseli me 4483 vota.

Pas tyre radhiten Enver Hoti e Zafir Berisha nga Nisma, Isni Kilaj, Ramush Haradinaj dhe të tjerët.

Në këtë listë nuk figurojnë votat e kryetarit të Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, por Telegrafi jozyrtarisht ka mësuar se ai ka arritur të grumbullojë mbi 8 mijë vota./Telegrafi/