Në Maqedoni 22 të vdekur, 6 të zhdukur, 1 mijë të evakuuar nga shtëpitë

10.08.2016 13:46:31

Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë ka bërë të ditur se nga vërshimet që ndodhën në Shkup me datën 6 e 7 gusht, kanë humbur jetën 22 persona, 6 konsiderohen të zhdukur, 100 kanë mbetur të palgosur dhe mbi 1 mijë të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Qeveria e Maqedonisë e ka shpallur 8 gushtin ditë zie dhe ka shpallur 15 ditë gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura nga vërshimet.

Ambasada maqedone ka bërë të ditur se duke filluar nga 10 gushti deri më 12 gusht, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 do të hapë libër ngushëllimi.