Ne mërgimtarët e shkretë!

17.01.2021 12:06:30
Nga Adem Bytyçi
Ne që hallet e jetës na kanë detyruar ta lëm vendin tonë, Kosovën , njérêztë tanë, djepin në të cilin na kanë përkund dhe rritë nënatë tona , duke na kënduar ninulla , gjyshërit dhe gjyshet tani varrët e tyre , të cilët dikur na rrefenin prralla, atje ku na kanë mbet kujtimet e lojrave fëmijërore, atje ku përherë të parë e kemi dêgjuar këngën e bilbilit , këngën edhe të Kumrisë që BĒNË gugu Isuf  gugu Istref, e që në ënderr na shtihet se po na vajton neve që jemi ardhur në vend të huaj…
Për të gjitha kêto na djeg malli, na dhembë shpirti për Kosovën , për të gjitha ato mrekulli që n’ai ka dhuru zoti dhe më në fund u detyruam t’i lëmë pa dëshirën tonë me lotë në sy e dhimbje në shpirt.
Çdo gjë e mirë që ndodhë në Kosovë, edhe pse jemi largë na gëzon, por edhe ndo një të keqe  e përjetojmë me dhimbje dhe pikëllimin të thellë …
Këto ditë para zgjedhjeve organët e zgjedhjeve atje në Kosovë ne shqiptarëve të Kosovës në mérgim n’a kanë vêshtérésuar pjesëmorrjen ne votime atje për të zgjedhur një Qeveri që do ta donte pjesa më e madhe popullatës së Kosovës ‐qytetarêt e saj , një qendrim kaq i ligë për ne shqiptarët të diasporës nuk është edhe aq lehtë as për ta shpjeguar dhe as për ta kuptuar . Migjithatë, edhe po të na gjunin me gurë njerêztë tanë atje  në do t’i gjuanim me bukë se pse në kemi mollë për ta edhe Kosovën na besoni e duam edhe më shumë se ju ,sepse ju aty e keni Kosovën , në çdo hap i shijoni mrekullitë e saj , natyrën e bukur ,ajrin e pastert dhe ujën e kjelltë e të freskët, i cili damarët i ka thellë në Bjeshktë e E kosovës ,mbi të cilat fluturijnë pa pra shqipnjatë , e në të gjitha këto e kemi largë prandaj për to na djeg malli i dashurisë, të cilin jo rrallë herë e shuajmë me lotë në sy e dhimbje në shpirt…
Ajo që këto ditë na ka shtuar mrrzin edhe më shumë për Kosovën, është pjesëmarrja e disa intelektualëve të profesionët të ndryshme , profesoresha dhe profesor në tubime në fshatra ,duke lobuar për t’i kêthyer në pushtet përseri ata ,të cilët që 20 vite qeverisje të Kosovës e kanë zhvatë popullin e Kosovës , duke i’a vjedhur pasurit të cilatë ia ka dhanë zoti , për intresa të tyre përsonale i kanë varfëruar qytetarët , duke i detyruar që ta lëshojnë vendin e tyre për të gjet shpëtimin duku në shtetet e përendimit.
Ato profesoresha dhe profesorë kontributin më të madhë do t’ia jepnin kombit dhe Kosovës, sikur t’edukonin gjeneratatë dhe t’i ushqenin ato me dituri dhe kulturë , për një të ardhme më të mirë për ta dhe për gjithë kombin tonë , se sa të merren me politikë për hirë të një posti politikë, i cili është shumë më shumë i parandêsishëm se kontributin që do ta jepnin në fushën e edukimit dhe dijës të gjeneratave…
Sidoqoftë ,sa u përket zgjedhjeve të parakohëshme që do të mbahen për se shpejti, ne në diasporë lutemi që të fitojnë më t’mirtë ,  të cilët do ta shndërrojnë Kosovën në një shtet  , në tëcilin qytetarêt e saj ta gêzojnë një jetë dinjêtoze , pa u detyruar që ta lëshojnë vendin e tyre për shkak të pa punësisë dhe fakarrallekut.