Në mesin e të vdekurve dhe të lënduarve nuk ka shtetas të Kosovës dhe as të Shqipërisë

11.12.2016 10:48:59

Sulmi terrorist që ndodhi në Turqi dhe ka mbetën shumë të vdekur dhe të lënduar, ka tronditur opinionin e gjerë ndërkombëtar, jo vetëm për aktin terrorist si të tillë, por edhe për frikën se mos në mesin e të vrarëve dhe të lënuarve ka edhe shtetas të shteteve të ndryshme.

Burime të fokusi.org nga Turqia bëjnë me dije se në mesin e të vrarëve dhe të lënduarve në këtë sulm terrorist nuk ka asnjë shtetas të Kosovës, por as nga Shqipëria.

“Mirë jemi ne dhe në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve nuk ka nga Kosova apo shqiptar-sot ma konfirmuan nga Prefektura Stamboll.” – thonë burimet e fokusi.org.