Në Ministrinë e Financave mbahet ceremonia për ndarjen e certifikatave për studentë

29.07.2016 15:50:49

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar për mbajtjen e ceremonisë për ndarjen e certifikatave për studentë të Universitetit “Hasan Prishtina”, e që kanë kryer punë praktike në këtë ministri.

Në postimin e tij, ministri Hoti thotë:

“Në Ministrinë e Financave u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për punën praktike të grupit të parë të studentëve të Universitetit të Prishtinë “Hasan Prishtina”.

Studentët kanë treguar një angazhim shumë të mirë nga ana e tyre për të marrë njohuri praktike dhe dije gjatë kryerjes së punës praktike. Ky është edhe impenjimi Qeverisë për të ju ofruar studentëve një mundësi për dije në mënyrë që studentët të zhvillohen dhe aftësohen për tregun e punës.

Grupi i parë dhe grupet tjera që do të vijnë pas tyre do të kenë përkrahjen e plotë në ofrimin e kushteve për kryerjen e punës praktike në Ministrinë e Financave dhe në agjencitë e saj.”