Në mitingun për lirimin e politikanëve katalonas morën pjesë 750 mijë njerëz

12.11.2017 10:15:09
Mijëra përkrahës të pavarësisë së Katalonisë, janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Barcelonës, duke kërkuar lirim e udhëheqësve katalonas që po mbahen në arrest.

Sipas të dhënave të policisë së qytetit, sonte në miting kanë marrë pjesë 750 mijë njerëz.

Tetë ish-anëtarë të qeverisë së Katalonisë dhe dy aktivistë, janë në arrest, ndërsa po hetohet roli i tyre me dyshim për nxitjen e shpalljes së paligjshme të pavarësisë muajin e kaluar.

Foto: Tanjug, AP
Foto: Tanjug, AP
Foto: Tanjug, AP
Foto: Tanjug, AP
Foto: Tanjug, AP
Foto: Tanjug, AP