Në mungesë të kuorumit seanca me pikat e mbetura do të vazhdojë nesër

12.07.2018 18:42:02

Ende pa hyrë në pikën e tretë të rendit të ditës të seancës së re, kuvendi sot mbeti me 53 deputetë në sallë që nuk mjafton për të votuar projektligjet.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bëri të ditur se seanca me pikat e mbetura do të vazhdojë nesër.

Me dizajne inspiruese me frymë moderne, vijnë mozaikët e kristaltë me plotë ngjyra
E SPONSORUAR
MË SHUMË INFO
“53 deputetë janë në sallë, nesër në orën 10 e vazhdojmë seancën”, tha Veseli.

Në këtë kohë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike po kërkohej që të futej në procedurë të përshpejtuar miratimi në lexim të parë të projektligjit për dhënien në shfrytëzim/ këmbim të pronës së paluajtshme të komunës”

Nait Hasani nga ky komision tha se kjo është kërkesë e Kryeministrit.

“Komisioni për Administratë Publike ka pranuar një kërkesë nga Kryeministri i Kosovës për procedimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim/ këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës, i cili ka kërkuar dhe i drejtohet kuvendit që me procedurë të përshpejtuar me trajtu këtë projektligj. Propozimi ynë që seanca ta përmbyllë me procedurë të përshpejtuar më 26 korrik”, tha Hasani.

Ky projektligj nuk arriti të futej në votim për shkak të mungesës së kuorumit.