Në New York mblidhet sot Këshilli i Sigurimit për Kosovën

31.10.2019 11:08:53

Sot në New York mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të flitet për Kosovën.

Sot do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të flitet për Kosovën.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut në periudhën 16 maj 2019 deri më 15 shtator do të diskutohet në këtë seancë e cila mbahet pasdite në New York.

Fillimisht raportohej se Britania e Madhe është duke konsideruar mundësinë e shtyrjes së seancës.