Në Pejë digjet një veturë

06.02.2017 10:39:51

Një veturë në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në Pejë, e cila është djegur në tërësi.

Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 12.000 euro  dhe si pasojë pjesërisht është dëmtuar edhe një veturë tjetër për të cilën nuk dihet vlera e dëmit.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.