Në Pejë, hynë për të ‘blerë’ një këmishë, e vjedh telefonin e shitëses (Video)

19.11.2016 15:32:46

Pas mesditës të së mërkurës, një person hyri në një butik në Pejë gjoja për të blerë një këmishë, por kur shitësja largohet mënjanë, ‘myshteriu’ e futë në gjep një telefon i cili ishte pronë e butikut. Vjedhja i shkoi mirë, por u kapë matë nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura brenda lokalit.

Nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dallohet qartësisht autori i veprës.

Pamjet e regjistruara të vjedhjes së telefonit të mençur i ka dërguar një qytetarë në adrës të portalit lajmi.net dhe janë të gjata 42 sekonda, ndërkohë shënojnë datën 16.11. 2016

Një burrë i moshës mesatare, në mesin e disa personave tjetër, fillimisht, tregon interesim për të blerë një këmishë, por ai e shfrytëzon largimin e shitëses dhe shpërqendrimin e personave të tjerë që ishin brenda për të vjedhur një telefon të mençur.

Kjo është videoja: