Në Pejë, Ndërron jetë një i moshuar u gjet i shtrirë afër një qendre të votimit

06.10.2019 15:34:53

Një person ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal të Pejës.

Një 68-vjeçar nga Peja, është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën fillore “ Xhamil Kada”.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në Pejë, ka thënë për lajmi.net, se personi ka pasur probleme shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spitalin rajonal.

“Kemi informata se një person ka pasur probleme shëndetësore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal po momentalisht nuk kemi ndonjë informacion”, ka deklaruar Rugova.

Në anën tjetër, lajmin për vdekjen e këtij personi, e ka konfirmuar drejtori i spitalit, Skender Dreshaj.

“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.

Ai ka thënë po ashtu, se përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë