Në Prishtinë nderohen viktimat e Munihut

24.07.2016 21:15:27

Në sheshin e Prishtinës qytetarët kanë ndezur qirinj në shenjë përkujtimi për tre shqiptarët e vrarë në sulmin e Munihut.

Sabina Sula, Dijamant Zabërgja dhe Armela Segashi, janë tre nga nëntë personat që mbetën të vrarë nga sulmi në Munih, kur një i ri qëlloi me armë drejt turmës së njerëzve afër një qendre tregtare.