Në Prishtinë shpërndahen 2 mijë pako higjienike për familjet në nevojë

30.03.2020 13:33:06

Në Prishtinë sot ka nisur shpërndarja e 2 mijë pakove higjienike për rreth 1 mijë e 700 famlijet në asistencë sociale.

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kjo nismë është bërë bashkë me vullnetarë të cilët punojnë në komunë si dhe është mbështetur edhe nga qytetarët.

“Sot #bashkë me vullnetarë filluam shpërndarjen e 2 mijë pakove higjienike për familjet në nevojë. Nuk do të ndalemi me kaq. Do jemi pranë jush deri në fund të krizes e pasojave të krizes. Massive thanks për vullnetarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Përpos pakove higjienike të cilat u shpërndan për këto familje në Komunën e Prishtinës u zotuan se do të vazhdojnë edhe me pako tjera që përmbajnë edhe gjëra ushqimore.

Kjo ndihmë erdhi në kohën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit që ka kapluar botën por edhe Kosovën ku njëherit po bëhet thirrje edhe për mbajtjen e higjienës.