Në Prishtinë u fuqizu Republika e Kosovës, ndërsa në Mitrovicë u fuqizua Republika e krimit

26.09.2019 17:36:32

 

Nga Binak Maxharraj

Sot në Prishtinë u mbajtë çelja e fushatës së LDK në sheshin e të madhit dhe heroit të kombit”Skenderbeut”. Ishte një tubim madheshtor,i fuqishëm. Kishin ardhë nga te gjitha anët e Kosovës që fuqishëm ta përkrahin kandidatën e LDK për kryeministre Vjosa Osmanin.Sot në Prishtinë sikur u zvogëlua sheshi “Skendrbeu” për ti zënë të gjitha ata njerez qe kishin ardhë për te zbukuruar dhe fuqizuar këtë tubim madheshtor. Ishte një tubim bash si në kohën e Ibrahim Rugovës kur i gjithë populli i Kosovës ishin më te.

Sot poashtu në Mitrovicë u mbajtë edhe një tubim tjeter ai i PDK, por jo afër Skenderbeut si ne Prishtinë, por afer Car Llazarit qe e kishin vetem pak metra më tutje. Tubimi i Kadri Veselit në Mitrovicë nuk ishte as sa gjysma e tubimit të Vjosës në Prishtinë.Tubimi i Kadri Veselit në Mitrovicë ishte minor në krahasim me ate të Vjosës ne Prishtinë. Por fjalimi i Kadri Veseli dallonte nga fjalimi i Vjosa Osmanit. Ishte një fjalim pa mbulës, më premtime pa bazë dhe rrena ordianre.

Kadri Veseli në tubim thjeshtë tha së:Kur fiton PDK-ja fiton Kosova.Por a është kështu jo,sepse kur fiton PDK fiton kupola e krimit të organizuar,fiton hajnia dhe plaqkitja e popullit, fiton korrupcioni sepse PDK është qerdhja e tij,vazhdon shkatërrimi, kapja edhe me e madhe dhe shpartallimi i shtetit,fiton mafia dhe bosat e krimit te organizuar,fiton Pronto mafia,kurse me fitorën e PDK varferohet populli i cili po ikë, dhe nese fiton PDK do te ikë edhe më shumë derisa te shprazet

Por ajo së çka tha Kadri Veseli e që vlënë te theksohet është kur tha së: Kosova është mirë kur Mitrovica është mirë. Por,a është mirë sot Mitrovica. Ishalla kurr Kosova nuk bahet mirë siç është sot Mitovica e Car Llazarit. Por, si dukët Kadri Veseli e ka harruar së ku është Mitrovica, po ia përkujtoi se Mitrovica është gadi krejtë serbe e më pak shqiptare. A e dinë Veseli se në Mitrovicën dhe pjesën e veriut sot asgjë nuk frymonë shqip, sot ne atë pjesë të Mitovicës ku Kadri Veseli nuk guxon te shkojë fare nuk ka asnjë mbishkrim shqip, nuk ndegjohët asnjë kengë shqip. Atje krejtë frymon serbisht si më qenë zemra e Serbisë, atje pyetet Aleksandër Vuçiq e jo Kadri Veseli.

A i shkonë kjo përshtati thenjes së Kadri Veselit kur thotë se Kosova është mirë kur është mirë Mitrovica. Çdo kush, çdo njeri i menqur qe fletë dhe shkruan shqip nuk e pranon këtë maksimë te Kadri Veseli, sepse ishalla Kosova nuk bahet “mirë” ashtu siç është sot Mitrovica me Car Llazarin në sheshin e saj. Rujna zot nga njërëzit e”mençur” të tipit të Kadri Veselit. Por edhe me shumë rujan zot qe ky njeri të mos vjenë për Kryeministër.