Në Prishtinë vjen panair tepër i veçantë

21.09.2016 11:09:17

Një panair si kurrë më parë, do të hapet nesër në Prishtinë

Në sheshin “Zahir Pajziti”  në qendër të kryeqytetit hapet panairi nga “Sa-Punë”.

Sa-Punë në kuadër të Ideas Partneriship po organizon panairin e parë për këtë vit.

Panairi hapet nesër, 22 shtator (e enjte) deri më 24 shtator (e shtune), duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00.

Në këtë panair ju mund t’i bleni çantat me lavandë, çantat (tote bags) me mbi shkrime e foto të ndryshme, sapunët organik dhe buzhiteri të ndryshme.

Porduktet e Sa-Punë punohen nga gra në nevojë kryesisht të komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas.

Përmes angazhimit të grave në këtë projekt atyre u mundësohet që t’i shkollojnë fëmijët e tyre pa kërkuar lëmoshë.