Në Prizren shitet mish në tregun e veturave

29.03.2018 14:39:01

Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, gjatë ditës së djeshme kanë kanë konfiskuar sasi të mishit në një vend të pazakontë ku ky produkt ishte duke u shitur.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar opinionin se është konfiskuar një sasi e mishit në tregun e veturave të këtij qyteti.

Edhe disa ditë më herët, në komunën e Prizrenit ishin konfiskuar një sasi prej më se 700 kilogram mish të prishur dhe me afat të skaduar nëpër pikat shitëse.

Përveq mishit, në këtë qytet sot janë asgjësuar edhe artikuj tjerë ushqimorë me afat të skaduar, duke përfshirë qumësht dhe ëmbëlsira.

Ky është njoftimi i plotë i Haskukës në Facebook:

 “ASGJËSOHEN ARTIKUJ USHQIMORË ME AFAT TË SKADUAR

Pas kërkesës së parashtruar nga një kompani vendore, Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, dje kanë asgjësuar artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar të përdorimit. Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar, është 14.152,00 Euro.

Gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave.

Ftoj qytetarët të na lajmërojnë për raste të produkteve me afat të skaduar, duke thirrur në numrin 0800 19 200.”