Në qendër të Prishtinës është therrëme thikë një avokat

25.05.2018 18:36:30

Një person është therur me thikë në vendin e tij të punës sot rreth orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se ekipet e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është transferuar në QKUK.

“Policia ka dale menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën të cilit i është ofruar ndihma mjekësore nga ana e mjekeve ne terren dhe me pas i njëjti është transferuar ne QKUK për trajtim te mëtejme”, ka njoftuar Borovci.

Sipas tij, në bazë të informacioneve të para dyshohet se pas një mosmarrëveshje që i dyshuari kishte me viktimën në zyrën e tij, ai e kishte sulmuar atë me shufër hekuri si dhe më pas e kishte therur me thikë duke i shkaktuar lëndime trupore.

“I dyshuari është identifikuar dhe policia po punon për lokalizimin e vendndodhjes së tij”, ka thënë tutje Borovci.

Po ashtu mësohet se viktima e therur me thikë është avokati Arlind Jupolli.

foto: Arkivi