Në qendrën Emergjente të Prishtinës motra pinë duhan dhe shiringa e hapura lihet në librin e pacientëve

20.07.2016 12:15:09

Në qendrën e Emergjencës në Prishtinës, e cila gjendet afër shkollës të mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” një motër medicinale ka ndezur një cigare brenda objektit edhe pse një gjë e tillë është e ndalur. Por kjo nuk është e tëra. Në librin e pacientëve aty është parë edhe një shiringë e hapur e cila mund të përcjellë disa sëmundje.

Këto fotografi i ka dërguar një lexues i Gazetës Express i cili është ankuar

“Shiringa e hapur dhe e pëdorur te recetat e pacienteve që mundet me përhap 100 sëmundje. Motra tu pi cigare brenda ncncncnc. O zot, o zot”, ka thënë ky lexues.