Ne Qendren PEN ALBANIA u ndanë mirënjohjet dhe çmimet vjetore

10.12.2017 19:10:42

Qendra PEN e Shqipërisë dhe PEN International gjatë ceremonisë vjetore të Çmimeve për letërsinë Albanologjinë dhe përkthimin në Bibliotekën e Librit Akademik, të mbajtur më 8 dhjetor ndanë çmime të ndryshme

Letërsia është atdheu universal i njerëzimit , është përmasë dhe dimension lirie. Punët e artit mbeten pasuri e çmuar për njerëzimin pavarësisht përkatësisë etnike, gjuhësore, racës, religjionit dhe bindjeve politike! Falenderimi dhe mirënjohja më e thellë për personalitetet e kulturës, të cilët në kohë e mot të vështirë nderuan Qendrën PEN të Shqipërisë me ardhjen e tyre në Tiranë,  për të nënshkruar Kartën e PEN International. Ali Daci, Safet Vrbički Hadrović, Flamur Shala, Fatmir Sulejmani, Flutura Açka, Nuradin Imeraj Një falenderim i veçantë sekretariatit të Qendrës PEN të Shqipërisë, znj. Prenda Sejdia, Eglantina Mirashi, Av. Edmond Petraj për qasjen edhe vullnetin e tyre për të menaxhuar veprimtaritë e PEN në Shqipëri. Mirënjohje për punën dhe përkushtimin e shkrimtarit Sadik Bejko për punën e përbashkët në drejtimin e kësaj qendre të rëndësishme për kulturën kombëtare në vend dhe në botë. Falënderim dhe mirënjohjen më të thellë për Kryetarin e Bordit drejtues të Qendrës PEN të Shqipërisë, z. Cerciz Loloci i cili me dinjitet ka mundur të drejtojë punët e PEN Albania në Shqipëri, ku klima , mjedisi, dhe mundësitë shpesh kanë qenë të vështira.

Mirënjohje për të gjithë ju!

Entela Kasi