Në qytetin e Gjakovës përkujtohet “Epopeja e Çabratit”

Në qytetin e Gjakovës përkujtohet “Epopeja e Çabratit”

07.05.2017 12:42:42

Në Gjakovë sot kujtohet 18 vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

Kjo betejë ishte e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civil. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetar të kësaj lagje.