Në rajonin e Prishtinës 37 aksidente trafiku brenda dy orëve

22.03.2018 11:27:21
Vetëm brenda dy orëve kanë ndodhur 37 aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës.

Kjo si pasojë e reshjeve të borës dhe rrëshqitjeve në rrugë.

Flora Ahmeti ka thënë se 26 aksidente janë vetëm me dëme materiale ndërsa 8 me lëndime trupore.

“Prej orës 07:00 deri 9:30  në Drejtorinë Rajonale të policisë në  Prishtinë, janë raportuar 37 aksidente trafiku, prej tyre 26 me dëme materiale ndërsa  8 me lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti.