NË RECIPROCITET ME RËNDËSI ËSHTË HAPI I PARË!

21.02.2020 12:38:30

Nga Ahmet Asani

Reciprociteti është parim themelor i jetës njerëzore, parim i cili bazohet në moton:
“SI TI MUA ASHTU EDHE UNË TY”!
Mirëpo, kur dy palë nuk janë në raporte të mira, atëherë shumë me rëndësi është që njëra nga palet ta hedh hapin e parë pozitiv. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, normale do të ishte që hapi i parë pozitiv të bëhej nga shteti i Serbisë, që Serbia ta njihte shtetin e Kosovës! Por, nga që shteti i Serbisê nder shekuj ka akumuluar shumë energji negative, nuk mund të pritet kurrëfar hapi pozitiv nga Serbia!

Prandaj, mendoj se hapin e parê pozitiv ne rastin konkret do te duhej ta bënte Kosova, kuptohet në bashkëpunim të plotê me SHBA-te dhe miqtë tanë perëndimor! Nuk e kam këtu fjalën për heqjen e taksës e cila patjetër se duhet të hiqet, që gjendja te këthehet ne pikën para taksës, por e kam fjalen për nje hap politik i cili ta obligonte Serbinë që patjeter të deklarohej rreth njohjes apo mosnjohjes definitive të shtetit të Kosovës ! Se cili do të ishte ky hap i parê pozitiv i Kosovês, të cilin do të duhej ta merrte Qeveria e Kosovës pas heqjes së taksës, këte duhet ta mendojnë mirë Albin Kurti e Isa Mustafa!

Nëse edhe pas këti hapi pozitiv të Kosovës, Serbia nuk do ta njihte shtetin e Kosovës, atëherë Kosova nuk do të duhej më të humbte kohë me Serbinë, por do duhej të merrej me detyrat e shtepisë, kurse raportet mes Kosovës e Serbisê vetvetiu do tê vazhdonin të funksionin në mënyre reciproke duke mos e njohur njëri tjetrin, ne stilin dhe moton:
“SI TI MUA ASHTU EDHE UNË TY”