Në rrethana të dyshimta digjet një shtëpi në Bellopojë të Pejës

06.06.2020 12:19:13

Drejtoria Rajonale e Policisë së Pejës ka njoftuar se sonte në mes natë rreth orës 00:16 në rrugën “Dimitrije Tucovic” në fshatin Bellopojë të Komunës së Pejës është djegur një shtëpi në rrethana ende të pa njohura.

Në vendngjarje nuk ka pasur persona të lënduar por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin kurse Ekipet Policore të Hetimeve dhe Krim-teknikës kanë dalë në vendngjarje ku janë duke e hetuar rastin.

Eksperti për zjarre pritet të jap vlerësimin profesional për shkaqet e mundshme të zjarrit ndërsa vlera e dëmit mbetet për tu përcaktuar gjatë menaxhimit të vendngjarjes.

Viktima L. H. si dhe dy deshmitarë janë intervistuar dhe është informuar prokurori kujdestar ku në konsultim me prokuror, është hapur rasti zjarrvënie i cili është duke u hetuar me prioritet.