Në SHBA jepet projeksioni i fundit i filmit ”Çlirimi i Shkupit”

10.12.2016 23:01:03

Në Los Angeles të SHBA-ve mbrëmë është mbajtur projeksioni i fundit special për filmin ”Çlirimi i Shkupit”, me regji të aktorit të mirënjohur rade Sherbexhija.

Ky film është edhe kandidat për çmimin Oscar për filmat në gjuhë të huaj, pra jo në anglisht. Sipas agjencisë së lajmeve AIM, në projeksion ka marrë pjesë edhe Annette Bening, aktore e njohur dhe e nomiunuar disa herë për Oscar, si edhe fituese e Globit të Artë.