Në Shqipëri: Astrit Patozi: Keqardhje për fushatën, Basha përçmohet nga rivalët

17.06.2017 14:39:43

Patozi ka shigjetuar ashpër kreun e PD, Lulzim Basha i cili sipas Patozit me fushatën e tij për të ardhur keq, ka bërë që PD siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, të shihet me përçmim nga kundërshtarët  e vet politik.

“Kush mendon se marrëdhënia ime në PD është e lidhur me humorin e Bashës e ka gabim. Basha më ka gjetur në PD dhe do të më lërë aty. Zgjedhja e tij nuk më pengon të jem aktiv në fushatë por shoh me keqardhje që për herë të parë forca jonë nuk merret fare me kundërshtarin. Është një fushatë që përçmon forcën tonë, që nga flamuri simbolet, po përçmohet nga kundërshtari. Qarkullon një legjendë sipas të cilës do ketë një koalicion PS-PD. Nëse java e fundit që ka ngelur nuk do ta ndajë PD nga kjo legjendë, do të ketë pasoja shumë të mëdha dhe vetë Basha duhet të jetë eksplicit për këtë temë”, tha Patozi.