Në Shqipëri :Bashkimit Europian -SHBA: Urime për marrëveshjen për marrëveshje

18.05.2017 15:02:26

Pas OSBE, edhe zyra e Bashkimit Europian dhe Ambasada e SHBA në vendin tonë kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Zyra e Bashkimit Europian në vendin tonë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e krizës politike që përjeton vendi prej muajsh.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter zyra e BE në Tiranë e cilëson marrëveshjen për zgjedhje të lira e të ndershme në interes të qytetarëve shqiptarë.

Urime për marrëveshjen për zgjedhje të lira e të ndershme në interierin më të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë”, thuhet në urimin e BE.

Ndërsa ambasada amerikane ka përgëzuar qytetarët, por edhe Ramën e Bashën në lidhje me arritjen e marrëveshjes mes palëve. Në një njoftim zyrtar ambasada thekson se presin me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tij te forca e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje.

Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE, Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.