Në Shqipëri: Fjalimi i fundit në çadër, Basha: Koha e maskarenjve mori fund

18.05.2017 23:28:51

Pas 3 muajsh qëndresë mes protestuesve, kryetari i opozitës ka mbajtur fjalimin e tij të fundit në çadër sot në mbrëmje. Ai tha se pas çadrës, vjen një mision i madh për shqiptarët, ai i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

“Ju jeni fitimtarët më të mëdhenj të kësaj qëndrese. Fitorja e kauzës është fitorja e qytetarëve. Kauza e drejtë fiton gjithnjë.

Ta dijë çdo shqiptar se koha e pritjes ka marrë fund, koha e cubave ka marrë fund, se koha e maskarenjve ka marrë fund, tani është vetëm koha e shqiptarëve”, – u shpreh Basha.

Një natë më parë, Basha dhe kryeministri Rama arritën një marrëveshje që i dha fund bojkotit të opozitës, e cila kërkonte garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Në marrëveshje, u vendos që zgjedhjet do të mbahen më 25 qershor dhe opozita do të drejtojë teknikisht 6 ministri dhe disa institucione të tjera të rëndësishme shtetërore